image Për shkak të Koronavirusit, dy ndeshjet e sotme të futbolli në Shqipëri luhen pa tifozë

Futboll

Futboll/ Për shkak të Koronavirusit, dy ndeshjet e sotme të futbolli në Shqipëri luhen pa tifozë

news image

Komiteti i Emergjencës në FSHF është mbledhur sot pas rasteve të para të konfirmuara të Koronavirusit në Shqipëri.

Përmes një komunikate për media, FSHS ka lajmëruar që dy ndeshjet e sotshme, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi do të luhet me dyer të mbyllura dhe pa tifozë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FSHF-së.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar dy raste me Koronavirus. /Gazeta Sinjali/

https://fshf.org/sq/njoftim-nga-federata-shqiptare-e-futbollit-lidhur-aktivitetin-futbollistik/