image “Për një orë me u largu nga qyteti”, mitrovicasi kanos të dashurën

Siguri

“Për një orë me u largu nga qyteti”, mitrovicasi kanos të dashurën

news image

Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ‘Kanosje’, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari e kishte kanosur të dashurën e tij duke i kërkuar asaj që  brenda një ore të largohet nga qyteti i Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë rreth orës 12:00./GazetaSinjali/