Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ‘Kanosje’, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari e kishte kanosur të dashurën e tij duke i kërkuar asaj që brenda një ore të largohet nga qyteti i Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë rreth orës 12:00./GazetaSinjali/