image Për një muaj, 6 persona humbën jetën në aksidente të trafikut në Kosovë

Siguri

Për një muaj, 6 persona humbën jetën në aksidente të trafikut në Kosovë

news image

Gjashtë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve që janë shkaktuar gjatë muajit tetor në rrugët e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Katër nga viktimat ishin shoferë, një pasagjer dhe një tjetër këmbësor.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Organet e rendit dhe sigurisë u kanë bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes./GazetaSinjali/