image Për një javë mbi 100 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri

Shqipëri

Për një javë mbi 100 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri

news image

Qytetarët nga Kosova edhe në fillim të shtatorit ia kanë mësyrë Shqipërisë.

Vetëm gjatë javës së parë të këtij muaji, mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në bregdetin shqiptar.

Në të dhënat nga policia e Kufirit dhe Migracionit, mbi 100.000 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm përmes pikës kufitare Morinë, raporton ATSH, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë është lajmëruar që vijohet të punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë, me 6 sportele. /Gazeta Sinjali/