Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve ka ngritur 35 aktakuza kundër 41 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e tre personave dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy person për vepra “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale. /Gazeta Sinjali/