Dy femra janë sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri rast për të cilin merr vesh Gazeta Sinjali ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Gjakovë, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, me nacionalitet ashkali.
Sinjali mëson se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe strehim, por e njëjta ka zgjedhur të shkojë te prindërit e saj.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, ku po ashtu një femër e nacionalitetit ashkali është ankuar në polici se bashkëshorti i saj e ka rrahur.
I dyshuari për këtë rast ka ikur dhe policia nuk ka arritur që ta kap, kanë thënë burime të Gazetës Sinjali.