image Për një ditë, 601 vdekje dhe 3780 raste të reja në Itali nga COVID-19

Botë

Pandemia/ Për një ditë, 601 vdekje dhe 3780 raste të reja në Itali nga COVID-19

news image

Përbrenda natës, në Itali janë shfaqur 3 mijë e 780 raste të reja me koroanvirus dhe 601 vdekje, derisa 408 janë shëruar nga infeksioni.

Siç bën të ditur platforma Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në afro 64 mijë. Shifrat e të vdekura janë dyfishuar në krahasim me ato në Kinë.

Shifrat e të prekurve kanë filluar të pësojnë rënie këto 3 ditët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet italiane.

Vendit i ka dalë në ndihmë edhe Rusia gjatë ditës së djeshme, e cila ka dërguar personel mjekësor dhe infektologë ushtarak. Kina po ashtu ka dërguar pajisje mjekësore, së bashku me staf mjekësor në kohën kur sistemi shëndetësor italian është afër kolapsit. /GazetaSinjali/