image Për nëntë muaj u grumbulluan 600 plazma për shërimin e COVID-19

Shëndetësi

Për nëntë muaj u grumbulluan 600 plazma për shërimin e COVID-19

news image

Në Qendrën për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë për nëntë muaj 22 mijë persona kanë dhuruar gjak, këtë e bëri të ditur drejtoresha e këtij institucioni, Bukurie Zhubi.

Ajo ka deklaruar se tre muaj kanë qenë të rëndë dhe me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen COVID-19.

Jemi në një situatë kur sëmundja COVID-19 është në vazhdim e sipër. Kemi pasur tre muaj të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen COVID. Kjo gjendje ka pasur ndikim në dhurimin e gjakut, mirëpo duke iu falënderuar dashamirësve dhurimi i gjakut ka vazhduar dhe kemi arritur deri në këtë nëntë mujorin e parë diku rreth 22 mijë doza të dhurimit të gjakut”, tha ajo.

Sipas saj, grumbullimi i plazmave kovalesente për shërimin e COVID-19, ka filluar që nga janari dhe deri më tani kanë arritur në 600 doza.

“Grumbullimi i plazmave kovalesente ka filluar që nga janari i këtij viti dhe ka qenë i ngadalshëm sepse ka kërkuar kushte speciale për rekrutimin e dhuruesve të gjakut të cilët kanë dhuruar gjak kovalesente dhe testime të veçanta për atak. Kurse prej asaj kohe deri më tani janë grumbulluar 600 doza të plazmave kovalesente”, tregoi Zhubi për EO.

“Plazmat të cilat i kemi grumbulluar deri në muajin qershor na kanë shërbyer për shërimin e pacientëve në këtë valën e katërt të COVID-19, ku janë trajtuar pacientët me COVID në forma të rënda të sëmundjes dhe si terapi shoqëruese kanë marrë edhe plazmën kovalesente”, tha ajo./GazetaSinjali/