Me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit, ndërmarrja publike komunale për menaxhimin e parkingjeve “Prishtina Parking” ka njoftuar se parkingjet komerciale që i menaxhon ajo do të jenë pa pagesë për ditën e mërkurë.
Me këtë rast “Prishtina Parking” i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
“Ju njoftojmë se në bazë të Ligjit për Festat Zyrtare, me rastin e festës së Bajramit të Vogël, parkingjet komerciale do të jenë pa pagesë ditën e mërkure më dt. 28.06.2023”, thuhet në njoftimin e tyre.