Për marrëveshjen e vitit 2013 të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ky i fundit kishte folur publikisht para një viti, shkruan Gazeta Sinjali.
Në shkurt të vitit të kaluar, Rasmussen kishte thënë se se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e Kosovës pa pajtimin e NATO-s, duke vënë në dukje se ky është një detyrim ndërkombëtar i autoriteteve të Kosovës.
“Ne kemi një marrëveshje në Bruksel të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende e vlefshme,” kishte theksuar ish-sekretari i përgjithshëm i Aleancës.
Ai thoshe se të njëjtat qëndrime ia kishte shprehur edhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot përmes një shkrese zyrtare e ka njoftuar kryekuvendaren e Kosovës, Vjosa Osmani se e kishte kërkuar një analizë të një marrëveshjeje sekrete të 2013-ës mes kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij. /Gazeta Sinjali/