Qeveria e Kosovës sot pritet të vendos masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Gazeta Sinjali mëson se ndër të tjera, Qeveria pritet të marrë vendim për ndalimin e therjes së kafshëve në çfarëdo ambienti të mbyllur apo të hapur.
Kjo pritet të lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve.
“Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo ambienti të hapur apo të mbyllur, përveç në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve”, thuhet në propzim-vendim.
Kjo masë dhe masa të tjera që pritet të hyjnë në fuqi sot, janë duke u votuar në mënyrë elektronike nga anëtarët e kabinetit qeveritar./Gazeta Sinjali/