image Për herë të parë Rusia publikon shifrat e ushtarëve të vrarë rusë
[wp-story id="814678"]

Botë

Për herë të parë Rusia publikon shifrat e ushtarëve të vrarë rusë

news image

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka dhënë shifrat e para për viktimat ruse gjatë agresionit në Ukrainë.

Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani.

Ky pretendim i Rusisë është dukshëm më i vogël se shifrat që i ka dhënë Ukraina për viktimat ruse – Kievi pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse.

Por, Kievi nuk ka dhënë shifra për numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë dhe të plagosur.

BBC, që raportoi këtë shifër, shkruan se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur as pretendimet ruse as ato ukrainase, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.

Më herët shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se më shumë se 2000 civilë janë vrarë deri më tani.

/GazetaSinjali/