image Për herë të parë pas 86 vitesh, falet namazi i xhumasë në 'Aja Sofia'

Evropë

Për herë të parë pas 86 vitesh, falet namazi i xhumasë në ‘Aja Sofia’

news image

Sot për herë të parë pas 86 vitesh është falur namazi i të premtes në xhaminë “Aja Sofia”.

Në këtë xhami për 86 vjet me radhë besimtarët myslimanë nuk mund t’i kryenin ritualet fetare, për shkak se “Aja Sofia” shërbente si muze.

Një veprim të tillë e ka marrë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi Mustafa Kemal Ataturk, në vitin 1934 e ndryshoi statusin e kësaj xhamie, duke e kthyer në muze.

Ndërkaq, vite më parë një veprim si të Erdoganit në vitin 1453 e pati bërë edhe Sulltan Osman Mehmeti II, i cili pas pushtimit, Kishën Bizantine të Justinianit e ktheu në pronë personale të tij ku më pas u shfrytëzua si xhami./ Gazeta Sinjali/