image Nesër falet namazi i xhumasë, BIK-u tregon rregullat e reja, këta persona kërkohet të mos shkojnë në xhami

Kosovë

Nesër falet namazi i xhumasë, BIK-u tregon rregullat e reja, këta persona kërkohet të mos shkojnë në xhami

news image

Me vendim të qeverisë në mbledhjen e mbrëmshme të para mesnatës, është vendosur që të hapen xhamitë dhe kishat. Kësisoj, edhe falja e përjavshme e namazit të xhumasë do të mund të bëhet nesër.

Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dalë me rekomandime për besimtarët, në mënyrë që ata të mbrohen nga rreziku i infektimit me COVID-19.

Kryetari i BIK-ut Naim Tërnava, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë, ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë.

“Kjo bëhet në xhaminë  qendrore të komunave  si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet  më shumë nga xhemati. Myftiu Tërnava po ashtu ka kërkuar nga besimtarët  që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi Covid-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami, duke ruajtur distancën sociale, t’i vendosin maskat, të marrin abdes në shtëpi  si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami, që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Ligjërata e nesërme nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta. /Gazeta Sinjali/