Larja e flokëve me kafe kontribuon që floku të jetë më i shëndetshëm dhe të shkëlqejë.
Edhe pse shumica e grave e konsiderojnë këtë si një ide të çmendur, larja e flokëve me kafe është një metodë e shkëlqyeshme për flokë më të shëndetshëm. Hulumtimet kanë treguar se kafeja mund të përmirësojë shkëlqimin dhe rritjen e flokëve. Ndihmon gjithashtu për të errësuar hijen e flokëve.
Bëni kafe të fortë – sa më e errët dhe e fortë të jetë, aq më i mirë do të jetë efekti i saj në ngjyrën e flokëve. Përveç kafesë së zezë, mund të përdorni edhe ekspres.
Pasi të keni përgatitur kafenë, lani flokët me shampon që përdorni normalisht. Thani flokët, por jo plotësisht. Nëse flokët janë të gjata, lëvizni përpara dhe vendosni kafe dhe masazhoni.
Pas 20-60 minuta, shpërlajini me ujë të ngrohtë dhe thani mirë. Përsëriteni këtë një herë në javë.