Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë dy javëve të fundit ka një rënie të dukshme të numrit të rasteve prej 44 për qind.
“Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15 mijë e 142 raste nga 62 mijë 607 persona të testuar në virusin COVID-19 dhe janë regjistruar gjithsej 615 raste të vdekjes.