image Për dy ditë, vetëm 6 të shëruar nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ Për dy ditë, vetëm 6 të shëruar nga koronavirusi

news image

Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 6 raste të shërimit nga koronavirusi, derisa raste të reja gjatë këtyre ditëve ishin 62, shkruan Gazeta Sinjali.

Tre pacientë të prekur me koronavirus u shëruar më 24 prill dhe tre të tjerë më 25 prill.

Shërimi i tyre u konfirmua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

IKSHPK thotë se bazhuar në rekomandimet e OBSH-së, pacienti konsiderohet i shëruar nëse dy teste për koronavirus rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore mes njëri-tjetrit.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithseh 162 raste të shëruara./Gazeta Sinjali/