image Për dy ditë, tre persona vdiqën nga koronavirusi në Viti

Shëndetësi

Për dy ditë, tre persona vdiqën nga koronavirusi në Viti

news image

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se brenda dy ditësh, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën tre persona në këtë komunë. Teksa thekson se sot në Komunën e Vitisë u konfirmuan edhe gjashtë raste të reja me koronavirus.

“Rastet e reja janë 2 nga qyteti i Vitisë , 1 nga Ramnishta ,1 nga Remniku, 1 nga Begunca dhe 1 nga Ramjani. Numri i rasteve pozitive aktive sot është 82”, bën të ditur Kadolli, transmeton Gazeta Sinjali.

“Deri më sot pozitiv kanë rezultuar 304 qytetarë. Në mesin e të infektuarve sot edhe një punëtor shëndetësor”, thekson më tej Kadolli.

Vitia për dy ditë ka humbur edhe 3 qytetarë, duke çuar numrin e të vdekurve në 21, në këtë komunë.

“Kemi humbur një mjek, një punëtorë teknik-vozitës hemodialize në QKMF dhe një qytetar”, njofton Kadolli.

Ndër të tjera, drejtoresha e QKMF-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/