Sot në mbarë botën po festohet 8 Marsi që njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Dikush zgjedh të festojë, dikush të marshojë, e dikush tjetër të kujtojë apo vajtojë.
Ndjeshmëri më të madhe për një ditë si kjo tregojnë personazhet që kryesisht nuk i kanë nënat e tyre pranë vetes.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, në festën e 8 marsit vendosi të publikojë një fotografi nga e kaluara në InstaStory.
Bëhet fjalë për një imazh të realizuar me nënën e saj, Monën, në vitin 2015, një vit para se ajo të ndërronte jetë.
Ndryshe, e ëma e Zanfinës u nda nga jeta në vitin 2016 dhe po në të njëjtin vit Zanfina i dedikoi një këngë shpirtërore, të titulluar “M”. /GazetaSinjali/