image Për 7 ditë u testuan afër 4 mijë persona për COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Për 7 ditë u testuan afër 4 mijë persona për COVID-19 në Kosovë

news image

Sot janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me koronavirus në Kosovës.

“Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ku i bie se 24.1% e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Instituti ka njoftuar edhe për mostrat që janë marrë nga 12 korriku deri më 18 korrik.

Për 7 ditë në Kosovë janë marrë 3 mijë e 826 mostra, ku kanë rezultuar pozitiv 1 mijë e 20 persona. /GazetaSinjali/