Komuna e Vushtrrisë për 48 orë nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“Në 48 orët e fundit në qytetin tonë nuk kemi asnjë qytetarë të testuar pozitiv me Covid-19, ndërsa sot janë kryer 10 teste dhe falë Zotit, 8 janë negativ dhe 2 do të ritestohen nesër. Dje janë kryer 3 teste dhe kanë rezultuar negativ”, ka shkruar Tahiri.
Ai tha se beteja me koronavirusin po shkon drejt fundit.
“Puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që bashkë kemi marrë, bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë. Beteja jonë me Coronavirus po shkon drejt fundit”, ka shkruar Tahiri.
Në Vushtrri deri tani janë shënuar 24 raste me Covid-19 dhe një grua nga fshati Smrekonicë ka vdekur./Gazeta Sinjali/