image Për 3 muaj fitoi 4 miliardë dollarë, ky është krijuesi i aplikacionit që shkollat po e përdorin për mësim online

Botë

Botë/ Për 3 muaj fitoi 4 miliardë dollarë, ky është krijuesi i aplikacionit që shkollat po e përdorin për mësim online

news image

Krijuesi i aplikacionit “Zoom”, Eric Yuan, ka fituar 4 miliardë dollarë në 3 muajt e fundit në kohë pandemie.

Edhe pse shumë kompani milardëshe kanë shënuar humbje nga koronavirusi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Eric Yuan, përkundrazi, pandemia edhe i ndihmoi.

Yuan është themeluesi i aplikacionit “Zoom”, ky program përdoret për video- konferenca. Tashmë së fundi në kohën kur pandemia ka mbyllur njerëzit dhe mënyra se si po funksionon bota përmes internetit, kompania e Yuan ka shënuar rritje eksponenciale, shkruan Business Insider, përcjell Gazeta Sinjali.

E ketë aplikacion janë duke e përdorur edhe shumë shkolla për mësimin online, pasi që mundëson shkëmbimin e imazheve grafike.

“Zoom ka marr besimin dhe sigurinë e qytetarëve, tani jemi duke punuar maksimalisht në këtë kohë që t’u ndihmojmë spitaleve, universiteteve, shkollave e bizneseve në të gjithë botën që të qëndrojnë direkt në lidhje pa pasur probleme”, kanë thënë zyra për informim e “Zoom”.

Ndërkaq, Yuan nuk pranoi të flasë për vlerën e tij neto apo jetën personale duke thënë se ishte i zënë 18 orë në ditë duke punuar për aplikacionin “Zoom”.

Sipas “Financial Times”, kompania “Zoom”, vitin që lamë pas ishte një ndër kompanitë më të suksesshme të vitit. Ndërkaq, vlera e kompanisë sot është 35 miliardë dollar, ku ka mbi 30 mijë klientë, koorporata të mëdha, ndër to janë edhe Samsung, Ubert etj./ Gazeta Sinjali/