image Për 24 orë në Spitalin e Pejës lindën 9 foshnje

Kosovë

Për 24 orë në Spitalin e Pejës lindën 9 foshnje

news image

Në statistikat e 24 orëve të fundit të Spitalit të Pejës, thuhet se kanë ndodhur tetë lindje. Dy lindje kanë qenë normale dhe gjashtë me prerje cezariane. Kanë lindur  nëntë foshnje, pesë të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.

Po ashtu 225 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 22 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

“12 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme më datë 22.10.2019 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Analiza kanë kryer 306 pacientë që në total kanë bërë 5,155 analiza”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/