image Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje

Siguri

Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje

news image

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar gjithsej katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Zveçan, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Prishtinë 07.06.2020 – 10:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Prishtinë 07.06.2020 – 17:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Prizren 07.06.2020 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Zveçan 07.06.2020 – 15:50. Një i dyshuar kosovar është arrestuar për shkak se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/