image Për 24 orë, arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

Siguri

Për 24 orë, arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri arrestim ka ndodhur në rrugën “Luftëtari” në Rahovec, ku në bazë të urdhëresave të Gjykatës janë arrestuar dy të kërkuar meshkuj shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në Prishtinë.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Podujevës, ku është arrestuar një i kërkuar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e Shërbimit Korrektues në Lipjan.

Në rrugën “Fitorja” në Podujevë është arrestuar një person i cili është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e Shërbimit Korrektues në Smrekonicë.

Ndërsa personi i pestë është arrestuar në fshatin Lubozhdë të Prizrenit, ku në bazë të urdhëresës është arrestuar një i kërkuar dhe i njëjti është dërguar në Shërbimin Korrektues në Dubravë.

/GazetaSinjali/