Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë personat që ishin duke i kërkuar për shkak të veprave të tyre penale, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetë Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se numri i personave të arrestuar brenda 24 orëve është tre.
Një person që po kërkohet në bazë të një urdhëresës së Gjykatës dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.
Për personin tjetër të arrestuar nga policia urdhëresë kishte lëshuar nga Gjykata Themelore- Pejë, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
Ndërsa personi i tretë i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës në fshatin Kolishtë të Vitisë dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.