Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 133 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Në total, numri i të shëruarve deri tani ka shkuar në 4 mij ë e 863.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja dhe 13 viktima.
Numri total i rasteve pozitive është 8 mijë e 799, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët sipas IKSHPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i rasteve aktive është 3 mijë 687. /Gazeta Sinjali