image Për 20 minuta, 10 herë pyetja e njëjtë për 10 vjet studime, Nagavci refuzon të përgjigjet për diplomimin me vonesë - Sinjali

Për 20 minuta, 10 herë pyetja e njëjtë për 10 vjet studime, Nagavci refuzon të përgjigjet për diplomimin me vonesë

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka refuzuar të përgjigjet pyetjes për mesataren e ulët në studimet master dhe kohëzgjatjen e këtyre studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Ajo është pyetur dhjetë herë për të njëjtën pyetje, por nuk ka dhënë përgjigje, raporton t7.

Gazeta Sinjali publikoi mbrëmë diplomën e Nagavcit, ku shihet se ka përfunduar këtë nivel me notën mesatare 6,46.

Studimet në këtë nivel i kishte filluar në vitin 2009/2010 dhe ka arritur t’i përfundojë tek më 5 prill të vitit 2019.

Kjo diplomë që u publikua ka nxitur reagime të shumta në publik.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: