image Për 11 muaj, prishtinasit shpenzuan mbi një miliard litra ujë

Sociale

Për 11 muaj, prishtinasit shpenzuan mbi një miliard litra ujë

news image

Gjithsej tetë komuna të Republikës së Kosovës furnizohen me ujë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se përpos kryeqytetit, kryen shërbimin e furnzimit me ujë edhe në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

Sipas statistikave, përmes kësaj kompanie rajonale furnizohen me ujë gjithsejtë 154 mijë konsumatorë nga tetë komunat e lartëcekura.

Por, nëse llogaritet shpenzimi i ujit nga qytetarët, vetëm konsumatorët e komunës së Prishtinës, kanë shpenzuar mbi një miliardë litra ujë për 11 muaj.

Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2021, konsumatorët kanë shpenzuar dy miliardë litra ujë. Vetëm konsumatorët e Prishtinës, e që janë rreth 87 mijë konsumatorë, kanë shpenzuar 1.2 miliardë litra ujë brenda 11 muajve, pra në periudhën Janar-Nëntor 2021”, ka thënë zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku për lajmi.net.

Në anën tjetër, konsumatorët e shtatë komunave tjera jashtë Prishtinës, kanë shpenzuar 800 milionë litra ujë të tjera.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se brenda periudhës 11-mujore të këtij viti, ka arritur të inkasojë rreth 88.8 për qind të detyrimit që konsumatorët kanë ndaj kësaj kompanie.

Sipas të dhënave, në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, KRU “Prishtina” ka faturuar 14.450.000 euro në tetë komunat në të cilat kryen shërbimin e furnizimit me ujë, ndërsa ka inkasuar/arkëtuar 12.751.000 euro.

/GazetaSinjali/