image Për 10 ditë, 11 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë

Sociale

Për 10 ditë, 11 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë

news image

Pasi Zvicra hoqi Kosovën nga lista e karantinës, ka nisur të rritet fluksi i fluturimeve me bashkatdhetarë që vijnë në vendlindje, shkruan Gazeta Sinjali.

Për dhjetë ditë, deri këtë të premte, mbi gjysma e të gjitha fluturimeve kanë qenë nga Zvicra.

Zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës thonë se sa i përket respektimit të masave kundër pandemisë nuk ka pasur ndonjë problem gjatë hyrje-daljeve të udhëtarëve.

Mbi 11 mijë e 436 është numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur nga Zvicra prej 4 majit, kur Kosova u largua nga lista e karantinës në këtë shtet, transmeton Koha.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, thotë se nga 4 maji e deri të premten janë realizuar 149 fluturime, 70 prej të cilave kanë qenë nga Zvicra.

Pas heqjes së detyrimit për t’u karantinuar, mbetet në fuqi paraqitja e testit PCR me rezultat negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran./Gazeta Sinjali/