SHBA ka rrëzuar një objekt të panjohur që fluturonte në hapësirën e saj ajrore, në brigjet e Alaskës.
Objekti po fluturonte në një lartësi të madhe dhe kishte madhësinë e një makine të vogël, tha Shtëpia e Bardhë. Objekti i dyshimtë është rrëzuar me urdhër të Presidentit amerikan, Joe Biden, raportojnë mediat e huaja.
Zëdhënësi John Kirby konfirmoi se Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte objektin fluturues dhe se përbënte një “kërcënim të arsyeshëm për sigurinë e fluturimit civil”. Kirby tha se ende nuk dihet se kush e zotëron objektin. Zyrtarët gjithashtu nuk mund të thonë nëse kishte ndonjë pajisje vëzhgimi në të.
Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë kineze që besohet se përdorej për qëllime spiune. /abcnews.al