image Pentagoni paralajmëron Kinën të mos refuzojë “rendin botëror” të SHBA

Botë

Siguri/ Pentagoni paralajmëron Kinën të mos refuzojë “rendin botëror” të SHBA

news image

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper ka përsëritur sot se Kina po ndjek politika agresive ekonomike e ushtarake “në kurriz të vendeve të tjera” dhe se po sfidon “rendin ndërkombëtar” është vendosur tashmë nga Perëndimi dhe Uashingtoni.

Esper tha në Konferencën e Sigurisë në Gjermani se “Pekini po avancon më shumë e më shpejt në drejtimin e gabuar, me më shumë shtypje të brendshme, me praktika ekonomike predatore dhe dorë të rëndë në përgjithsi, sidomos në qëndrimet ushtarake”.

Kreu i Pentagon shtoi më tej: “Prandaj është thelbësore që ne të zgjohemi ndaj sfidave që Kina përfaqëson me anë të manipulimit të rendit të vjetër ndërkombëtar, bazuar te rregullat”.

Ai shtoi se Uashingtoni po punon me partnerët evropianë për krijimin e teknologjisë celulare 5G për t’iu kundërvënë dominimit të Kinës në këtë industri.
“Ne inkurajojmë kompanitë aleate dhe evropiane të gjejnë zgjidhjet e tyre për rrjetin 5G”. /Gazeta Sinjali/