Tom Brady tërhiqet nga futbolli amerikan pas 22 sezonesh në të cilat ai fitoi shtatë tituj historikë të Super Bowl, transmeton ESPN, përcjellë Sinjali Sport.
Brady, i konsideruar si qendërmbrojtësi më i madh në historinë e NFL, u largua nga fusha pas humbjes së Tampa Bay Buccaneers ndaj Los Angeles Rams javën e kaluar, ai e dinte se ishte ndoshta akti i tij i fundit si futbollist.
Burimet e ESPN thanë se vendimi i Brady për t’u tërhequr bazohet në disa faktorë, përfshirë familjen dhe shëndetin.
Brady, 44 vjeç ka qenë i bindur për javë të tëra se ai kurrë nuk donte një “përshëndetje” dhe shumë që e njohin besuan se ai dëshironte një vendim të marrë pa shumë drama.
Nuk dihet se kur Brady do të zyrtarizojë planet e tij për t’u tërhequr, por kjo do të bëhet duke marrë parasysh që të mos kalojë në skenë lojërat pas sezonit të NFL ose Super Bowl.
Trajneri i Buccaneers, Bruce Arians, i tha Tampa Bay Times të shtunën se ai nuk ishte në dijeni të një vendimi për pension nga Brady.
Arritjet e historike të Tom Brady në NFL janë këto:
22 sezone në NFL (20 për Patriotët, 2 për Buccaneers)
Më së shumti pasime të “Touchdown” në historinë e NFL (624)
Më shumë pasime “Yards” në historinë e NFL (84,520)
243 fitore në sezonin e rregullt, më së shumti në histori
Më së shumti fitore në histori të NFL (35), 19 më shumë se çdo mbrojtës tjetër (Joe Montana, 16)
Më së shumti paraqitje në Super Bowl (10) dhe fitore (7)
5 herë MVP në Super Bowl, më së shumti në historinë e NFL
Lider i të gjitha kohërave në PlayOff në pasimet “Touchdown” (86), pasime “Yards” (13,049) dhe në përfundime (1,165)
15 herë u përzgjedh në Pro Bowl, më së shumti në historinë e NFL
3 herë MVP NFL (2007, 2010, 2017)
2009 Lojtari i Rikthyer i Vitit
I emëruar në NFL 10 ekipi i gjitha kohërave (1 nga 10 qendërmbrojtësit)