image Pensionet me Kosovën, gati pesë muaj nga firmosja, marrëveshja ka mbetur “peng” e çështjeve teknike

Sociale

Pensionet me Kosovën, gati pesë muaj nga firmosja, marrëveshja ka mbetur “peng” e çështjeve teknike

news image

Gati pesë muaj nga firmosja e marrëveshjes në mbledhjen ndërqeveritare të 26 nëntorit në Elbasan, qytetarët në Shqipëri e Kosovë ende nuk mund të përfitojnë nga njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore.

Pas miratimit në Parlament në fillim të marsit e dekretimit nga presidenti Meta në fundin e muajit të shkuar, qytetarët e dy vendeve shqipfolëse duhet ende të presin.

Ndërkohë në proces të avancuar, negociatat për arritjen e një marrëveshje mbi pensionet vijojnë me Italinë dhe Zvicrën.

E njëjta nuk mund të thuhet për Greqinë, shtet në të cilin jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë, shkruan a2cnn.

Aktualisht, Shqipëria ka arritur dakordësinë për njohjen reciproke të viteve të punës me Turqinë; Belgjikën; Luksemburgun; Gjermaninë; Austrinë; Hungarinë; Çekinë; Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut.

/GazetaSinjali/