image Pendohet gjenerali iranian për rrëzimin e avionit: Do dëshiroja të isha unë në bord dhe të digjesha

Botë

Botë/ Pendohet gjenerali iranian për rrëzimin e avionit: Do dëshiroja të isha unë në bord dhe të digjesha

news image

Irani e ka pranuar fajin për rrëzimin e avionit komercial ukrainas që la të vdekur 176 persona.

Qeveria e Iranit nuk pranoi fajin fillimish, por më pas u arsyetua se kishin menduar që aeroplani ishte dron i luftës.

Irani ka premtuar se do të merret me rastin përmes rrugëve ligjore dhe se fajtorët do të persekutohen.

“Betohem në Zot se do të dëshiroja të isha unë në bord të aeroplanit që e rrëzua dhe të isha djegur. Nuk do dëshiroja kurrë të isha dëshmitar i këtij incidenti”, ka thënë gjenerali Hosein Salami.

“Nuk kam qenë kaq i turpëruar në jetën time”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/