image Pendarovski: S’shoh politikan që do ta shesë popullin e tij për t’u integruar në BE

Rajon

Pendarovski: S’shoh politikan që do ta shesë popullin e tij për t’u integruar në BE

news image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se integrimi evropian për këtë shtet ka edhe një çmim që mund të jetë i papërballueshëm.

Përmes një postimi në Twitter, Pendarovski shkroi se ky çmim mund të nënkuptojë heqje dorë nga identiteti i maqedonasve.

“Integrimi evropian nuk ka alternativë tjetër për ne, por, ai gjithsesi ka çmimin e vet. Nëse ky çmim nënkupton heqje dorë nga identiteti ynë, nuk shoh politikan te ne i cili dëshiron ta shesë popullin e vet për integrime të tilla”, shkroi presidenti i Maqedonisë së Veriut.

/GazetaSinjali/