Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, e ka telefonuar Kamala Harris për ta uruar për fitoren e saj si zëvendëspresidentja e ardhshme në këtë vend, deklaruan dy persona që e dinin se u zhvillua kjo bisedë telefonike, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky është kontakti i parë që kanë pasur Pence dhe Harris që pas përfundimit të zgjedhjeve.
Associated Press po ashtu shkruan se personat që ishin në dijeni për bisedën e cilësuan atë si komunikim të mirë në mes Pence dhe Harris, duke shtuar se ajo u realizua të enjten.
Presidenti në largim, Donald Trump, deri tani akoma nuk e ka uruar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020.