image Pelosi: Po shqyrtojmë dërgimin e akuzës kundër Trumpit në Senat

Botë

Pelosi: Po shqyrtojmë dërgimin e akuzës kundër Trumpit në Senat

news image

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të enjten se do të konsultohet me ligjvënësit e tjerë demokratë për të kuptuar më shumë se sa gati është Senati për të nisur gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Capitolit, shkruan Gazeta Sinjali.

Do të flas me menaxherët (ligjvënësit që janë ngarkuar të paraqesin e mbrojnë akuzën në Senat) për të parë se kur Senati do të jetë gati për gjyqin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara lidhur me rolin e tij në nxitjen e trazirave”, tha Pelosi.

Mediat e huaja raportojnë se Pelosi, mund ta dërgojë akuzën në Senat të premten.

Ndaj Trumpit, u ngritën 2 akuza që synonin shkarkimin e tij.

Tashmë i takon Senatit të shpallë ose jo fajtor Trumpin.

/GazetaSinjali/