image Pelegrinët: KFOR-i hyri brenda manastirit në Banjskë, e injoruan grupin e armatosur me armë të gjata

Politikë

Pelegrinët: KFOR-i hyri brenda manastirit në Banjskë, e injoruan grupin e armatosur me armë të gjata

news image

Për ditën tragjike të 24 shtatorit, ku u shënua një sulm terrorist nga pjesëtarë të nacionalitetit serb në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë, pelegrinët që ishin brenda Manastirit gjatë këtij momenti tragjik kanë dalë me disa pretendime, raporton Gazeta Sinjali.

Duke u bazuar në këto pretendime, ata u shprehën se gjatë kohës kur ndodhën shkëmbimet e zjarrit mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë, janë frikësuar se do të përdoreshin si pengje.

Të njëjtit thanë se kur terroristët e armatosur hynë në Manastir, i grabitën gjësende të ndryshme, teksa shtuan pretendimin se gjatë një momenti KFOR-i ka hyrë brenda manastirit, të cilët, sipas tyre, e injoruan plotësisht grupin e armatosur.

“Gruas sime iu zhduk celulari, u zhdukën edhe disa sende të pasagjerëve të tjerë, u grabitën nga ata njerëz të armatosur që normalisht nuk komunikonin fare me besimtarët tanë. Në një moment erdhi KFOR-i për t’i legjitimuar, por nuk e kuptoj pse ata e injoruan plotësisht grupin e armatosur që ishte ende aty me gypa të gjatë, por pasi i legjitimuan ata vetëm dolën jashtë”, vazhdoi ai.

Pasi u regjistruan, ata qëndruan në dhomën e ngrënies deri të hënën, u ulën në banka dhe nuk flinin, derisa u organizua kthimi në Novi Sad”, pretendoi pelegrini nga Novi Sadi.

https://sinjali.com/pelegrinet-tregojne-se-u-vodhen-nga-sulmuesit-e-armatosur-ne-manastirin-e-banjskes/

/GazetaSinjali/