Ujësjellësi rajonal ‘Prishtina’ njofton se para pak çastesh ka pëlcitë një tub i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali. Për këtë arsye, deri në sanimin e këtij defekti, pa ujë të pijshëm do të mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi, raporton Gazeta Sinjali.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim. Se sa do të zgjasë sanimi , varet nga natyra e dëmtimit e për këtë do njoftoheni me kohë nga ekipet tona teknike”, njofton ujësjellësi.
Ndryshe, banorët e Hajvalisë dhe Veternikut kanë pasur mungesë të ujit edhe gjatë ditës së djeshme për shkak se tentimeve të kyçjeve ilegale nga banorë të asaj zone. Për këtë arsye kur uji erdhi, ishte i turbullt./Gazeta Sinjali/