Një pjesë e Fushë Kosovës ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak se ka pëlcitur një tub i ujit në orët e hershme të mëngjesit.
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në terren dhe po merren me sanimin.
“Ju njoftojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pëlcitë tubi i ujit me diametër fi 250 mm por kësaj radhe në Bresje të Fushë Kosovës.
Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin.
Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje( rruga për Pejë).
Se sa do zgjatë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit”, thuhet në njoftim.
Para dy ditësh kishte pëlcitur një tub i ujit në fshatin Hajvali me ç’rast një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi kishin mbetur pa ujë të pijshëm./Gazeta Sinjali/