image Pekini boshatiset si pasojë e koronavirusit

Kosovë

Siguri/ Pekini boshatiset si pasojë e koronavirusit

news image

Si pasojë e koronavirusit deri më tash kanë vdekur 81 persona dhe rreth 3,000 të tjerë janë infektuar në gjithë botën.

Për shkak të masave paraprake, qeveria kineze ka mbyllur një duzinë qytete nga të cilat njerëzit nuk duhet të largohen ose të hyjnë.

Sidoqoftë, në disa qytete jo-karantinë, masat më të larta paraprake janë të vendosura, të ashtuquajturat Urgjencë e klasës një. Kjo është arsyeja pse qytetarët këshillohen që të mos dalin në rrugë ose ta bëjnë këtë vetëm kur është e nevojshme.

Qytetarët i përmbahen udhëzimeve, siç tregohet nga fotot e Pekinit, rrugët e të cilit janë bosh. /Gazeta Sinjali/