image Lajm shumë i mirë: Shërohet llapjani i prekur me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Lajm shumë i mirë: Shërohet llapjani i prekur me koronavirus

news image

62-vjeçari e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ka dal negative në testin për koronavirus dhe pritet të lirohet së shpejti.

“Na kanë lajmëruar, në spital jemi ende, na kanë lajmëruar që sot na lirojnë, kur na lirojnë nuk e di. Po i kam kry të gjitha, testi i fundit më ka dal negativ”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

62-vjeçari nga fshati Dumicë i Podujevës i cili ka qenë i infektuar me koronavirus e ka mundur atë, gjatë ditës së sotme pritet të lirohet nga Klinika Infektive.

Personi nga Podujeva kishte ardhur nga Itali javë më parë dhe kishte rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Llapjani është personi i dytë i cili u shëruar pasi ditë me parë edhe një person tjetër nga Lipjani është shëruar.

Deri më tani në Kosovë janë 86 persona të infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/