image Pejanët po presin gati 1 javë për rezultatin e testit për COVID-19

Shëndetësi

Pejanët po presin gati 1 javë për rezultatin e testit për COVID-19

news image

Aktualisht në komunën e Pejës janë 146 raste aktive me koronavirus, por janë edhe dhjetra qytetarë që po presin rezultatet e testit për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtor i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, ka thënë se pritjet për këto rezultate po zgjasin deri në 6 ditë.

“Duhet theksuar se kohëve të fundit kemi vonesa të shumta në nxjerrjen e rezultateve në kohë pasi ka vonesë 4,5 deri në 6 ditë në nxjerrjen e këtyre rezultateve… Kemi një numër të konsiderueshëm të testimeve të cilat janë marrë në katër ditët e fundit për rezultatet e të cilëve po presin qytetarët. Janë dhjetëra pesona që janë testuar, me simptoma që po presin me ankth për disa ditë për rezultatin”, tha Loci për Televizionin Publik.

Loci bëri të ditur se në këtë komunë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 2 pacientë të prekur me koronavirus, duke e çuar në 8 numrin e viktimave në këtë komunë./Gazeta Sinjali/