Ka përfunduar edhe çerekfinalja e dytë e Kupës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Derbi i vjetër mes Pejës dhe Prishtinës përfundoi në të mirë të atyre të parëve, të cilët triumfuan me rezultat 91:86.
Duel i dy skuadrave më të trofeshme kosovare ishte interesant që nga fillimi deri në fund, duke u përcjellur me tifozeri të zjarrtë nga ana e Shqiponjave.
Dardan Berisha ishte i pandalshëm për Pejën, duke e pasur ditën e tij. Ai realizoi 34 pikë pikë, duke qenë edhe më efikasi në këtë takim.
Përderisa në anën tjetër te kryeqytetasit lojtari më i dalluar ishte Dachon Burke me 22 pikë të shënuara.
Në gjysmëfinale skuadra e Pejës do të takohet me një tjetër rival të vjetër, me Trepçën, pasi kjo e fundit e eliminoi Rahovecin. /Gazeta Sinjali Sporti/