Boris Kunsevitsky, 53 vjeçar nga Australia u dënua me 35 vjet burgim, për shkak se abuzoi me 43 djem, duke i detyruar ata të buzëqeshnin teksa i përdhunonte.
I dënuari i filmonte abuzimet ndaj të miturve, duke bërë kështu më shumë se 35 mijë fotografi dhe 4 mijë e 800 video.
Ish-infermieri u deklarua fajtor për 59 vepra penale, duke përfshirë marrëdhënie seksuale me një fëmijë dhe prodhimin e pornografisë për fëmijë jashtë Australisë.
Ai pranoi të dokumentonte abuzimin seksual të 47 djemve në të katër vendet.
Pamjet u zbuluan në një hard disk në një dosje të etiketuar ‘jailbait’, të cilën gjykatësi i Gjykatës Supreme John Champion e quajti ‘të vështirë për tu parë’.
Në gjykatë u tha se Kunsevitsky i kishte filmuar djemtë ndërsa i përdhunoi ata dhe madje kërkoi që ata të buzëqeshnin ndërsa rënkonin nga dhimbja.
Kunsevitsky kreu abuzimin e tij gjatë një periudhe 15-vjeçare, gjatë viteve 2002-2017, madje sulmoi seksualisht një prej viktimave të tij në shtëpinë e prindërve të gruas së tij./Gazeta Sinjali/