image Peci-Mustafës: Rri i qetë e mos pështyj, ju kemi arkivuar politikisht

Politikë

Peci-Mustafës: Rri i qetë e mos pështyj, ju kemi arkivuar politikisht

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka reaguar ish-bashkëpartiakut, Isa Mustafa. Ai i tha Mustafës se e kanë arkivuar politikisht, raporton Sinjali.

Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështy e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike”.

Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicionalë, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik. Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!”, ka shkruar Peci.

/GazetaSinjali/