Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar duke thënë se Prokurora po hesht karshi keqpërdorimeve – që ai thotë se i ka denoncuar – në Rugovë.
Rasti për të cilin flet Peci ka të bëjë me disa vila në Stankaj të Rugovës që sipas tij, janë të ndërtuara në tokën e shtetit.
Sipas tij, ato u ndërtuan nga njerëzit që e kanë pasur mandatin për ta ruajtur pronën shtetërore e jo për ta keqpërdorur atë.
“Çile guri gojën prokuroria, Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, shkroi ai në Facebook.
“Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë”, shkroi ai ndër tjerash.