image Peci e quan Avdullah Hotin "analfabet": Obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020

Politikë

Peci e quan Avdullah Hotin “analfabet”: Obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020

news image

Sot gjatë ditës ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur disa kritika për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ku thoshte se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.

E Hotit i është kundërpërgjigjur ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili ragimin e tij e nisi duke thënë se është “hera e fundit që polemizoj me një analfabet”.

“Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione! Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, ka shkruar Peci.

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/pfbid0ie8JHi3C7vydeKX1Lmuujdh84FgteJE6ry4H2524QkpW6P4i1KHWzdyBmxH8hN6gl?cft[0]=AZV5m0NJ8wutDNNF2g_1ovzFPAxDfGGYdawfmyzbzXR1sdM9csFMDIar4Blm88TIKG9ulWHoIhdbVtE-LuIpkRMXN_Y0WJwXu6z54XB3mza5Y_7sQ9YFXTRdyH47dV4jViYyXLh3JmoojQiMlw8ITLQE&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/